Kylie Jenner tregon momentin special me të bijën

Para 5 ditësh, vajza e Kylie Jenner, Stormi festoi datëlindjen e saj të dytë. Kylie dhe Travis u kujdesën deri në detaje për festën madhështore të vajzës së tyre të vetme.

Falë postimeve të Kylie kemi mundësine ta shohim të voglën e saj teksa flet dhe merret me aktivitete të ndryshme për fëmijë. Së fundmi duket se Stormy ka mësuar emrin ‘Kylie’ e duket se e ka më të thjeshtë ti drejtohet asaj në emër sesa ‘mami’.

Këtë e ka treguar Kylie me një video të adhurueshme që ka publikuar në Instastory, ku i kërkon vajzës së saj ta thërrasë “mami”. Por Stormi, teksa vjen vërdallë saj thotë: “Çkemi Kylie”. “Ky nuk është emri im, emri im është ‘mami’”, i drejtohet Kylie vajzës së saj 2 vjeçare e cila buzëqesh me këtë përgjigje dhe vijon të thotë ‘Kylie’.