Kyie Jenner pranon se ka bërë gjoksin dhe këshillon vajzat: Prisni sa të bëni fëmijë

Kylie Jenner më në fund pranoi se ka bërë një operacion për rritjen e gjoksit, shkruajnë mediat e huaja. Në një episod të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, ajo ka rrëfyer se kishte bërë gjoksin e saj në moshën 19-vjeçare edhe pse ajo pranoi se është penduar që i është nënshtruar procedurës.

“E kam bërë gjoksin para Stormit. Brenda gjashtë muajve pasi kisha Stormi, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç, ata ende po shëroheshin”, pranoi Kylie.

Ajo shtoi: “Kam pasur gjokse të bukura, natyralë, thjesht të mrekullueshëm, madhësi perfekte, gjithçka perfekte, dhe thjesht doja që të mos i kisha bërë kurrë atëherë.”

“Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon ta bëjë të presë derisa të ketë fëmijë,” -shtoi ajo, përpara se të tregonte se si pikëpamjet e saj për kirurgjinë plastike kanë ndryshuar tani që ajo është nënë.