Ky është komisari që i mori jetën me skaf 5-vjeçares në Himarë, zbardhet dëshmia e Arjan Tases

Ky që shikoni në foto është Arjan Tase, komisari i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 5-vjeçare.

Menjëherë Tase u shoqërua në Komisariat ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.