Kush janë dy këngëtarët shqiptarë që kanë lidhje familjare

Këngëtari i njohur shqiptar i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka prej vitesh ka sjellë këngë që janë shndërruar në hite dhe dëgjohen shumë nga të gjithë.

Besniku është mjaft i komentuar dhe jeta private e tij tërhëq gjithmonë vëmëndje, mirëpo askush nuk e dinte që ai është daja i këngëtarit Estto.

Në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, Estto ishte i ftuar bashkë me Çiljetën ku pranoi hapur para publikut që është nipi i Besnikut.

Kënga “A je mirë” në bashkëpunim me Çiljetën e bëri Estton shumë të njohur, dhe zëri i tij u pëlqye menjëherë nga të gjithë. /Gazeta Liberale