Kush është artisti që tërheq vëmendjen e personazheve të njohur me pikturat e tij, fotot në inagurimin e “A Galeri” të Admir Përvathit

Pas më shumë se një viti pandemi dhe izolim, hapja graduale po risjell kënaqësi edhe për artdashësit.

Piktori i njohur Admir Përvathi hapi pak ditë më parë në Tiranë galerinë më të re të artit, të quajtur “A Galeri”. E vendosur në ambientet e kompleksit “Rafaelo” në Tiranë, pranë rrugës Jordan Misja, vetë piktori priti në inagurim miqtë e shumtë të njohur, dhe artdashësit e pikturave të tij të veçanta.

Në këtë galeri, Përvathi erdhi me një koleksion të zgjedhur të veprave të tij, realizuar kryesisht në dy vitet e fundit. Arti i tij i përket ekspresionizmit abstrakt, dhe pikturat e tij i preferojnë shumë personalitete dhe njerëz të njohur të botës së medias, televizionit dhe artit.

Përvathi është autor i shumë ekspozitave personale dhe kolektive, të hapura brenda dhe jashtë vendit.