Kur dilni për darkë me partnerin e nuk dini ç’të vishni merrni pak frymëzim nga Chrissy Teigen

Chrissy Teigen dhe John Legend janë fotografuar mbrëmjen që shkoi më të dashuruar se kurrë teksa shkonin në një darkë private në New York.

Darka e çiftit ishte pa fëmijët dhe kjo dukej qartë nga veshja e Chrissy, e cila ishte sa sport edhe moderne.

Taka, xhinse dhe një crop top i fryrë në ngjyrë bezhë shumë e guximshme.

Detaji i fryrjes është shumë i i bukur dhe në modë për këtë vit, ndaj nëse nuk dini ç’të vishni kur keni një darkë të këndshme, ky sugjerim nuk është aspak keq.