Ku po i çon parimet e kirurgjisë estetike dhe shëndetin mendor “kultura e përsosmërisë” së mediave dhe e rrjeteve sociale?

Nga Anisa Liço, Kirurge e Përgjithshme, njëkohësisht ndjek studimet në Psikologji në SHBA.

Sipas Statista, një nga burimet botërore më të sigurta të të dhënave statistikore, rrjetet sociale janë një nga aktivitetet dixhitale më të njohura në mbarë botën dhe nuk është çudi që penetrimi i rrjeteve sociale në të gjitha rajonet po rritet vazhdimisht. Në janar te vitit 2020, shkalla globale e përdorimit të mediave sociale ishte 49 %.  Në vitin 2021, mbi 4.26 miliardë njerëz përdornin mediat sociale në mbarë botën, një numër i parashikuar të rritet në pothuajse 6 miliardë në 2027. Mesatarisht, përdoruesit e internetit shpenzojnë 144 minuta në ditë në mediat sociale dhe aplikacionet e mesazheve, një rritje prej më shumë se gjysmë ore që nga viti 2015.

Studimet specifike kane treguar se moshat e reja shpenzojne deri ne 5 ore ne dite ne mediat sociale.Me qindra dhe mijëra artikuj vazhdojnë të tregojnë benefitet dhe efektet negative të përdorimit të rrjeteve sociale qoftë në jetën e përditshme, qoftë në shëndetin fizik dhe mendor. Dhe është pikerisht kjo e fundit asaj të cilës po i kushtohet një rëndesi e vecantë, influenca e mediave sociale dhe “kultura e përsosmërisë fizike” që ajo promovon, në kirurgjinë estetike dhe shëndetin mendor dhe më e rëndësishmja  edhe në kamuflimin apo mos diagnostikimin e disa sëmundjeve të shëndetit mendor.

1.     Rritja e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale estetike.

Sipas artikullit “Ndikimi i mediave sociale në vendimin për t’iu nënshtruar një procedure kozmetike” te publikuar ne PubMed ne vitin 2019, tregon se  ndjenja e vetëvlerësimit dhe atraktivitetit të të anketuarve ndikohet ne menyre te ndjeshme nga personalitetet e mediave sociale. Një e katërta e të anketuarve krahasonin vazhdimisht paraqitjet e tyre me personazhe të famshëm dhe influencues të mediave sociale, dhe 29% ndiheshin jo tërheqës kur e bënin këtë krahasim, 23.9%  i krahasonin në mënyrë rutinore fotot e tyre me të tjerët dhe si rezultat, 20.3% ndjeheshin nën presion për të ndryshuar pamjen e tyre për t’u dukur më mirë në mediat sociale. 10.4% jane te gatshem të konsiderojnë ndjekjen e trajtimit kozmetik nëse ai ishte i popullarizuar në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre. Studimet tregojne se shikimi i materialeve të lidhura me kirurgjinë estetike në mediat sociale, kalimi i orëve më të gjata në keto platforma dhe të paturit e vetë-perceptimeve negative kur behen krahasime me imazhet ne mediat sociale shoqërohen me një rritje të riskut për t’iu nënshtruar procedurave estetike në të ardhmen.

2.     Rritja e problemeve me shëndetin mendor.

Duke qënë se media sociale është një platformë relativisht e re, duhen më tepër kërkime për të përcaktuar pasojat afatgjata, positive apo negative, të përdorimit të mediave sociale. Megjithatë, studime të shumta kanë gjetur një lidhje të fortë midis mediave sociale dhe një rreziku në rritje për shfaqjen e depresionit, ankthit, ndjenjës së vetmisë, vetëdëmtimit dhe madje edhe mendime për vetëvrasje. Mediat sociale mund të promovojnë përvoja negative si: Humbje e vetevleresimit për jetën ose pamjen e jashtme.

Edhe nëse dihet se imazhet në mediat sociale janë të manipuluara, ato përsëri te bëjnë të ndihesh i pasigurt për mënyrën se si dukesh ose çfarë po ndodh në jetën tende. Në mënyrë të ngjashme, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se njerëzit e tjerë priren të postojne vetëm momentet e bukura kryesore të jetës së tyre, rrallë momentet e veshtira që përjetojnë të gjithë. Por kjo nuk e zvogëlon ndjenjen e nen vleresimit te vetes apo edhe zilise ne disa raste, kur shkohen fotot e dikujt neper plazhe tropikal ose kur lexohet për promovimin e dikujt në punë, pavaresisht se per momentin te gjithe thone “me erdhi mire”.

Varësia nga mediat sociale sidomos nga Facebook dhe Instagram duket se përkeqësojnë ndjenjat se të tjerët po argëtohen më shumë ose po bëjnë jetë më të mirë, kjo shkakton ankth dhe nxit përdorimin edhe më të madh të mediave sociale, te cilat jane krijuar ne menyre te tille qe te shkaktojne varesi duke bere qe perdoruesit te kontrollojne cdo moment telefonin dhe duke rrezikuar dhe jeten nese perdoruesi eshte duke drejtuar mjetin etj.

Izolim. Një studim në Universitetin e Pensilvanisë zbuloi se përdorimi i lartë i Facebook-ut, Snapchat-it dhe Instagram-it rrit më tepër ndjenjën e vetmisë apo izolimit. Anasjelltas, studimi zbuloi se reduktimi i përdorimit të mediave sociale mund t’i bëjë perdoruesit të ndihen më pak të vetmuar dhe të izoluar dhe të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme.

Depresioni dhe ankthi. Qeniet njerëzore kanë nevojë për kontakt ballë për ballë për të qenë mendërisht të shëndetshëm. Asgjë nuk e redukton stresin dhe nuk e rrit disponimin më shpejt ose më efektivisht sesa kontakti sy më sy me dikë që kujdeset për ju. Sa më shumë t’u jepet përparësi ndërveprimit në mediat sociale mbi marrëdhëniet personale, aq më shumë rritet rreziku për zhvillimin ose përkeqësimin e çrregullimeve të humorit si ankthi dhe depresioni.

Bullizmi kibernetik. Rreth 10 për qind e adoleshentëve raportojnë se janë ngacmuar në mediat sociale dhe shumë përdorues të tjerë u nënshtrohen komenteve fyese. Platformat e mediave sociale si Twitter mund të jenë pika të nxehta për përhapjen e thashethemeve lënduese, gënjeshtrave dhe abuzimeve që mund të lënë plagë të qëndrueshme emocionale.

3.     Mos diagnostikimi në kohë dhe i saktë i disa sëmundjeve të shëndetit mendor.

Çrregullimi dismorfik i trupit (BDD, Body Dismorphic Disorder), ose dismorfia e trupit, është nje crregullim psikiatirik, një gjendje e shëndetit mendor ku një person shpenzon shumë kohë duke u shqetësuar për të metat ose defektet në aparencen e tij te jashtme. Këto defekte shpesh nuk janë të dukshme për të tjerët dhe ne shumicen e rasteve jane me teper defekte imagjinare sesa reale. Edhe kur anomali te lehta fizike jane te pranishme, te prekurit nga BDD, kane nje preokupim te ekzagjeruar ndaj anomalise dhe vazhdimisht kerkojne ta korrigjojne ate duke u drejtuar tek kirurgjia plastike apo trajtimet kozmetike.

Sipas kritereve të Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5), BDD klasifikohet në Çrregullimet Obsesive-Kompulsive, ku shqetësimi i tepruar per pamjen e jashtme fizike konsiderohet patologjik dhe çon në sjellje kompulsive me ndikim negativ në ndërveprimet profesionale dhe sociale, shoqeruar me ankth, depresion, sjellje të vetëdëmtimit, apo edhe vetëvrasje me nje risk rreth 4 here me te larte se ne popullaten e pergjithshme. Prek te gjitha moshat, por është më e zakonshme tek adoleshentët dhe të rinjtë, si dhe lehtesisht me teper femrat. Sipas America Psychiatric Association dhe artikullit me te fundit te publikuar nga International OCD Foundation, Çrregullimi Dismorfik i Trupit, aktualisht prek 1.7% deri në 2.9% të popullsisë së përgjithshme. Kjo do të thotë se 1 ne 50 persona ose më shumë se 5-10 milion njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara kanë BDD.

Është e mundur që BDD mund të jetë edhe më e zakonshme se kjo, sepse njerëzit me këtë çrregullim shpesh hezitojnë t’i zbulojnë simptomat e tyre për shkak të sikletit dhe turpit. Kjo do të thotë që BDD është po aq e zakonshme ose ndoshta më e zakonshme se çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) dhe më i zakonshëm se çrregullimet si anoreksia nervore dhe skizofrenia.BDD prek një përqindje edhe më të lartë të njerëzve që shihen në mjedise të ndryshme të kujdesit shëndetësor (p.sh.,dermatologji, kirurgji estetike, dentare kozmetike, ortodonci etj). Për shembull, prevalenca e BDD është 11-13% në mjediset e dermatologjisë, 13-15% në mjediset e kirurgjisë estetike dhe 20% në mjediset e kirurgjisë rinoplastike. BDD është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt në nivel te popullsisë së përgjithshme (afërsisht 60% femra kundrejt 40% meshkuj).

Megjithatë, është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat në mjediset e kirurgjisë estetike dhe dermatologjisë. Pacientet e prekur nga crregullimi deismorfik i trupit nen influencen e vazhdueshme te mediave sociale kerkojne ndihme tek kirurgjia estetike, por sigurisht pa efekt, duke bere qe ata te “kerkojne pafund” procedura te ndryshme kirurgjike dhe kozmetike per te korrigjuar defektin e tyre. Nderkohe trajtimi i sakte per keta paciente pas diagnostikimit te sakte me BDD qendron ne një kombinim të terapisë konjitive të sjelljes dhe medikamenteve.Terapia konjitive e sjelljes për çrregullimin dismorfik të trupit fokusohet në: kontrollin e mendimeve negative, reagimeve emocionale, pervetesimi i menyrave alternative per te reduktuar kontrollin e defektit ne pasqyre, shmangia e perdorimit te mediave sociale, Medikamentet. Edhe pse nuk ka medikamente të aprovuara në mënyrë specifike nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për të trajtuar çrregullimin dismorfik të trupit, medikamentet e përdorura për të trajtuar gjendje të tjera të shëndetit mendor – të tilla si depresioni dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv – mund të jenë efektivë.

Frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs). Për shkak se çrregullimi dismorfik i trupit mund të shkaktohet pjesërisht nga problemet që lidhen me serotoninën kimike të trurit, mund të përshkruhen SSRI. SSRI-të duket se janë më efektive për çrregullimin dismorfik të trupit sesa medikamentet e tjera kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë në kontrollin e mendimeve negative dhe sjelljeve të përsëritura si kontrolli i pasqyrës etj.Në disa raste, simptomat e çrregullimit dismorfik të trupit tuaj mund të jenë aq të rënda sa të keni nevojë për hospitalizim në sherbimin psikiatrik. Kjo zakonisht rekomandohet vetëm kur pacientet nuk jane në gjendje të mbajne përgjegjësitë e përditshme ose kur jane në rrezik të menjëhershëm për të dëmtuar veten.

Nje reagim i fuqishem ne lidhje me promovimin e persosmerise ne mediat sociale edhe nga vete kirurget plastike erdhi  në mars të këtij viti, kur kryetari i Shoqatës Australiane të Kirurgëve Plastikë shkroi një paralajmërim editorial për përdorimin e papërshtatshëm të mediave sociale nga kirurgët plastikë.Duke shkruar në Gazetën Australiane të Kirurgjisë Plastike, Dr. Richard Theile tha se: “Korniza etike me të cilën ne ekzistojmë si kirurgë duhet të bazohet fort në profesionalizmin tonë. Shenjat tona morale nuk vijnë nga Instagrami, ku pacientët mund të kenë një ndjenjë të ndryshme të seriozitetit dhe pasojave të procedurave kirurgjikale”.