Kris Jenner shijon jetën si vajzat e saj, 63-vjetori e gjen në krahët e të dashurit 25 vite më të ri

Kris Jenner prej 4 vitesh është e lidhur me Corey Gamble, por në shumë pak raste ata shfaqen publikisht së bashku. Megjithatë për 63-vjetorin e lindjes së Kris të dy u panë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Në një fotografi ata shfaqen të përqafuar në një dhomë me tullumbace dhe shkronja që formojnë emrin e Kris, shkruan Who.Jenner është në lidhje me Gamber që pas ndarjes nga Bruce Jenner në vitin 2014-të. Pavarësisht se të dy ata janë gjykuar shumë për lidhjen, Corey ka qenë gjithmonë pranë Kris edhe në momentet më të vështira.