Komentuesja e krahasoi me gomarin e Shrekut, reagon Luana Vjollca

Shpesh herë Luana Vjollca bie pre e faqeve te meme-ve në Instagram, por ne te shumtat e rasteve ajo qëndron mospërfillëse. Madje në shumë fotot e saj mes shumë komenteve të bukura, mund të shohim edhe shumë komente negative. Nëse ka një personazh që rri më indiferente ajo është Luana dhe ndryshe nga shumë personazhe ajo zgjedh të mos ju japë rëndësi këtyre komenteve. Por këtë herë nuk duroi dhe i dha një “thumb”, komentueses e cila është femër. “Na e shpife, si gomari i Shrekut”, shkruan komentuesja ndërkohë Luana ja kthen kështu: “Sa gjynah më vjen kur shoh sa shumë mllef e urrejtje hedh një femër për një femër. Jemi kaq vend i vogël, kemi nevojë ta duam njëra-tjetrën!!!! Çdo femër është e bukur, edhe ti! Gëzuar Bajramin!”./intv/