Kledi Bahiti nje tjetër hit për Samanta Karavellën, detajet e bashkëpunimit

Kjo verë pritet të jetë e nxehtë për këngëtaren Samanta Karavella.Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video të shkurtër ku ka treguar se është duke sjellë prodhimin e saj të ri muzikor me titull “Kush Jam”. Gazeta Express ka mësuar se Samanta i ka përfunduar xhirimet e klipit dhe pritet të publikohet së shpejti. Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Fifit, Samanta pritet të sjellë një hit të vërtetë veror.Mësohet gjithashtu pjesë e klipit do të jetë edhe një balerin dhe këngëtaren do e shohim si asnjëherë më parë. Aktualisht ajo është duke u relaksuar Tenerife në pritje të publikimit të hitit të saj më të ri veror, shkruan Express.