Kjo përplasje e radhës i bën lëmsh të gjithë, Scott dhe Kourtney darkojnë në po të njëjtin restorant me Sofian

Pak javë më parë, Scott Disick dhe Sofia Richie i dhanë fund lidhjes së tyre pas disa muajsh plot luhatje. Mediat e huaja raportuan se vendimin e fundit e mori Scott pasi mendonte se kjo ishte zgjedhja më e mirë për dyshen.

Fansat kanë spekuluar se Disick është rikthyer me mamanë e 3 fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian, me të cilën është parë së fundmi të darkojë në po të njëjtin restorant ku ndodhej Sofia Richie.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur brenda restorantit, apo si ka reaguar modelja kur ka ndarë të njëjtin vend me ish-të dashurin e saj, ndonëse fansat kanë qenë shumë kureshtarë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Sofia vendosi të festojë ditëlindjen e saj në një festë larg Scott me miqtë e saj më të mirë në një udhëtim me avion privat, pamjet e të cilës bënë xhiron e rrjetit.

revistawho.com