Kishte abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare, arrestohet prifti në Greqi

Arrestimi i një prifti për abuzim seksual me të mitur ka tronditur komunitetin e Agrinios në Greqi. Sipas mediave fqinje, prifti 49-vjeçar nga zona e Agrinio u denoncua në polici dje nga dy motra.

Të dy motrat shkuan në Drejtorinë e Policisë dhe rrëfyen se prifti ka përdhunuar 27-vjeçaren në vitin 2007, kur ajo ishte 13 vjeç, ndërsa motra e saj raportoi se ajo gjithashtu ishte ngacmuar seksualisht nga prifti.

Pas denoncimit, autoritetet kontrolluan shtëpinë e priftit dhe gjetën foto nudo të tij dhe të dy vajzave në laptop, kur këto të fundit ishin të vogla.

Policia arrestoi menjëherë priftin. Sipas informacioneve, vajzat, së bashku me nënën e tyre, ishin strehuar herë pas here në shtëpinë e priftit për arsye financiare.

Ndaj priftit është hapur çështja për posedim të pornografisë së fëmijëve, ndërsa një hetim i thelluar është urdhëruar për abuzimin seksual të të miturve.