Kida feston 21-vjetorin, publikohen pamjet nga festa

Ditën e djeshme këngëtarja Kida festoi 21-vjetorin e lindjes. Gjatë gjithë ditës nuk kanë munguar dhuratat dhe surprizat nga më të ndryshmet nga fansat. Ndërsa në mbrëmje ajo ka festuar në një bar të Prishtinës me familjarët dhe gjithë miqtë e saj. Në të nuk munguan edhe disa personazhe të njohur nga bota e showbiz-it si; Dhurata Dora apo bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana. Kida nuk ka ngurruar që të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’ momente të ndryshme nga festa. Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, në të cilën i lexohej qartë lumturia, duket se Kida është argëtuar shumë në ditën më të rëndësishme të jetës, shkruan Who. E veshur me një fustan të zi me pak shkëlqim, që i nxirrte në pah format e saj trupore, këngëtarja dukej shumë seksi.