Kiara Tito feston ditëlindjen, ja pamjet nga super festa që moderatorja organizoi

Kiara Tito feston sot ditëlindjen dhe bën plot 25 vjeç. Me këtë rast, moderatorja mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë për ta pritur bashkë datën 19 janar.

Ajo organizoi një festë që kishte si tematikë “tropical vibes”.

Duket se në këto ditë të ftohta, bukuroshja ka dashur të sjellë pak ngrohtësi, që të ftuarit e kanë shijuar shumë.

Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me ngjyra e plot shkëlqim, i cili ishte i hapur në pjesën e dekoltesë.

Sigurisht që të ftuar ishin edhe personazhe të njohur si Dj Sardi.

Para disa muajsh moderatorja zbuloi se ishte infektuar me Covid-19 dhe u detyrua të izolohej në shtëpi.

Fatmirësisht, Tito tha se e kishte kaluar me simptoma të lehta.