Kiara merr pozën e Borës (atë të një viti më parë)…

Janë duke i krahasuae shumë së fundmi, madje gojët e liga thonë që Kiara do ti marrë programin Borës ( jo Përputhen që të kuptohemi) por do të bëjë një program të përditshëm “stili” në orarin e Përputhen. Por këto janë ende thashetheme se nuk është çudi mos të punojë dhe fare në Top-Channel, besoj ju kujtohet Einxhel Shkira që do bënte një program dhe se bëri kurrë.

Por ajo që vumë re është se dje përpara se të hynte në shtëpi ka pozuar identik si Bora, në të njëjtin vend por jo me të njëjtën veshje.Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta kapin këtë detaj dhe të aludojnë për një ngjashmëri të vajzave të ekranit shqiptar.