Këto foto të Leonardo DiCaprio dhe mikut të tij do ju bëjnë të ndiheni xhelozë

Leonardo DiCaprio dhe miku i tij i vjetër, Emile Hirsch janë fotografuar nga paparacët teksa marrin rreze dielli dhe zhyten në ujrat e Malibusë.

Bashkë me ta ka qenë edhe babai i aktorit të njohur e disa miq të tjerë të tij. Fundjava e djemve dukshëm është një formë e mirë relaksi sidomos për aktorin, i cili duket shumë i qeshur dhe i qetë në fotot e publikuara në ‘Daily Mail’.

Në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, me frikën në rritje prej virusit, me siguri shumë nga ju do të donin të ishin në vendin e Leonardos dhe mikut të tij për të shijuar pak diell dhe det.

revistawho.com