Kërcet arma, qëllohet te “Myslym Shyri” një 30-vjeçar. Detajet e para

Një person dyshohet te jete qelluar me arme zjarri ne Tirane. Policia e Tiranes ne informacionin paraprak thekson se ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”.

“Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion”- njofton policia.

I plagosuri eshte transportuar ne spital, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.