Keqpërdori pushtetin dhe nuk mbajti premtimet, bie qeveria e Big Brother

Pas debateve të shumta dhe situatës së pakëndshme që ndodhi në shtëpi, Vëllai i Madh shfuqizoi “qeverinë”.

Përmes një zarfi, Big Brother njoftoi se për shkak se qeveria e Big Brother e keqpërdori pushtetin dhe nuk mbajti premtimet e dhëna, loja ka përfunduar.

Nga momenti i leximit të zarfit, të gjithë do ishin vetëm banorë në atë shtëpi, duke vijuar lojën normalisht dhe aktivitetet e përditshme.