Këngëtarja shqiptare nuk iu ndahet futbollistëve, feston me Neymar dhe Mbappe

Vajza e Albërijes, Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër personazhet më të komentuar në Instagram. Ajo publikon herë pas here foto të ndryshme nga evente të shumta, në të cilat është pjesëmarrës.

Nuk kishte se si të mungonte edhe për këtë Halloween, një foto nga bukuroshja.

Angelina-2

Anxhelina ka zbuluar se me rastin e kësaj feste ka shkuar në Francë, bashkë me kushërirën e saj Beatrix Ramosaj.

Ato kanë festuar në një ndër hotelet më luksoze të Parisit, ku është vënë re se mes shumë personazheve kanë qenë edhe dy futbollistët e njohur Neymar dhe Mbappe.

Angelina-3

Me këtë rast vajzat kanë përfituar edhe për të bërë një pozë.

Kujtojmë që Anxhelina dikur ka qenë e lidhur me ish futbollistin Fatmir Hysenbelliu. Ndonëse vitet kanë shkuar Hadërgjonaj nuk i ndahet djemve sportiv.