Këngëtarja Shkurte Gashi shtatzënë për herë të parë, zbulohet gjinia e bebushit

Një tjetër këngëtare është në javët e fundit të shtatzënisë. Shkurte Gashi pritet të sjellë në jetë shumë shpejtë bebushin e saj, ndërsa lajmi nuk është zyrtarizuar ende nga ajo vetë.

Burime pranë ‘Prive’ bëjnë me dije se këngëtarja është në pritje të një djali, ndërsa vetëm 10 javë e ndajnë nga lindja. Gashi ka preferuar ta mbajë ‘sekret’ edhe për pak kohë shtatzëninë, ndërsa pritet që në ditët në vijim ajo të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur. Prej disa kohësh, Shkurte është shkëputur disi nga rrjetet sociale dhe arsyen pse tashmë e kuptuam. Projekti i fundit i këngëtares është bashkëpunimi me Brunon, “Jetën tënde”.

Një nga projektet më të famshme të Shkurtes është edhe ai me Flori Mumajesin, “Tu luta”, i cili nuk vonoi shumë të shndërrohej në një këngë të dashur për publikun.

News31