Kënga e re e Ledri Vulës me protagoniste Morena Tarakun na fiksoi të gjithve!

“Ti mos em thuj se nuk don mo, don mo. Veç se ke ni se une jom nxon, se për ty une dal, ku po shihemi vajzo!”– thuhet në refrenin e këngës së re të Ledri Vulës, që na fiksoi të gjithve që me dëgjimin e parë. Ky projekt mban titullin “Don mo” dhe sikurse i ka hije këngëve të këtij sezoni është ritmike, e me siguri do na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ardhshme. Klipi është xhiruar në Dubai, teksa protagoniste e tij është modelja Morena Taraku. Ky është projekti i parë muzikor i Ledrit i publikuar këtë vit dhe duket është pritur shumë mirë nga publiku.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ledri publikoi një sekuencë të shkurtër të kësaj kënge, që u bë virale ende pa u lançuar. Fansa të shumtë të reperit po bëjnë video në TikTok dhe rrjete të tjera sociale duke kënduar e kërcyer. Po ashtu, është zbuluar se shumë shpejt reperi do sjellë një bashkëpunim me Kidën, por nuk ka ende detaje rreth tij. Ndërkohë, po ju lëmë të shijoni “Don mo”.

/News31