Kendall dhe Kylie bëjnë makeup-in të dehura – rezultati është thjesht i çuditshëm

Të grimohesh në gjendje të dehur duhet të jetë argëtuese – të paktën kështu duket nga videoja e Kylie dhe Kendall Jenner.

Për të promovuar 818, një markë për tekilën në pronësi të Kendall-it, por edhe produktet e Kylie Cosmetics (sepse një rrugë e dy punë), motrat filmuan veten teksa lyheshin pas 6 shotsave me tekila.

Në fillim e nisën mirë, u duk sikur situatën e kishin nën kontroll, por jo për shumë gjatë. Pas 8 shotsave, Kylie dhe Kendall qeshnin më shumë seç duhet dhe për pak sa nuk shkatërruan pajisjet e xhirimit aty pranë.

Për fat, asnjë paletë nuk u dëmtua. Përgëzojmë vajzat për penelin simetrik edhe në gjendje të dehur.

Anabelmedia