Kejvina tregon historinë e dhunës së përjetuar nga ish-partneri dhe komentet janë të papërshtatshme!

Kejvina Kthjella ka ndarë një histori të dhunës që ka përjetuar nga ish-partneri. Ajo e ka ndarë historinë me Efin.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. “Pse hodhe foton publike?” (i kishte thënë ish-partneri”.

“Zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grushte. Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj, donte të më vriste. Ai ndalonte vetëm kur filloja të qaja dhe më merrej fryma”, tregoi Kejvina.

Ajo u ndal tek episodi ku u përfshi policia italiane, duke vijuar:

“Na ndanë në dhoma të ndryshme, se ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo, si ne. Ky me të madhe ma bënte mua shqip: “Mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua?”, tha Kevina, dukshëm e prekur nga ngjarja, dhuna dhe presioni i ish-partnerit.

Disa nga komentet nëpër pjesë të ndryshme të rrëfimit ishin këto:

 

Këto janë vetëm disa prej komenteve që vërejnë se Kejvina po e rrëfen historinë pa emocion (???), a thua se dhimbja dhe trauma tregohen vetëm përmes lotëve.

Më pas, nga nga ata persona që i kërkojnë llogari se çfarë shembulli po jep, kur ndërkohë Kejvina thjesht po tregon një ngjarje që ka jetuar, as po përpiqet të japë mesazhe dhe në fund të ditës, janë zgjedhjet e saj personale, për të cilat nuk i jep llogari askujt.

Në momente të tilla, kur një grua, e famshme apo jo, vendos të ndajë një histori të tmerrshme dhune dhe kërcënimi, është krejtësisht e pavend të gjykohet, tallet, apo edhe të dyshohet në vërtetësinë e rrëfimit.

Nuk ka rëndësi se ç’mendoni për Kejvinën si karakter, apo personazh brenda “BBVA”, në pjesën njerëzore, kur ajo ndan se është dhunuar si shumë gra e vajza shqiptare, ndoshta duhet të mos gjykojmë pamjen, nivelin e emocionit me të cilin tregon ngjarjen, por të kuptojmë se dhuna është një fenomen kaq i përhapur dhe që gjendet edhe aty ku nuk na i pret mendja.

Jo më larg se mbrëmë edhe Efi ka ndarë me publikun një histori dhune, duke u treguar falenderuese ndaj familjes dhe e penduar që në disa raste e kishte vendosur ish-partnerin para familjes së saj, veçanërisht para mamit.

Anabelmagazine