Kastro Zizo i rezervuar për projektin mediatik në SHBA: Shqiptarët nuk të urojnë më të mirën, nuk doja akumulim energjish që…

Në klipin prezantues para performancës së tij mbrëmjen e sotme në “Dance Albania”, artisti Kastro Zizo është shprehur i rezervuar për të dhënë më shumë detaje rreth planeve të tij në SHBA në lidhje me projektin e tij mediatik. Kastro Zizo është shprehur se “kryesisht shqiptarët nuk të urojnë më të mirën kur një person tjetër bëhet mirë dhe kështu për syrin e keq nuk doja akumulim energjish që mund të më ndalonte projektin”.

Kastro Zizo: Për pak kohë do të shkoj në Amerikë, ky është plani. Jam në mesin e një projekti shumë të madh mediatik. Kaq mund të them.

Problem ka se unë gjithë këto javë, ndryshim ka se ndjeva një ndryshim shumë të madh me “viben” që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “viben” që është këtu. Kryesisht shqiptarët nuk të urojnë më të mirën kur një person tjetër bëhet mirë dhe kështu për syrin e keq nuk doja akumulim energjish që mund të më ndalonte projektin. Mund të ngjajë budallallëk, por kështu e mendoj. Me rëndësi është që kur të flasin faktet është më mirë se sa fjalët e tepërta.

Këtë javë ka rastisur fiks me periudhën apo me pak ditë që kalova në SHBA ku më rastisi të takoja njerëz që kishin ikur në fillim të 90-ave, emigrantë që sot ata ishin në pozicione shumë të mira, e megjithatë lidhet dhe më këngët shumë të mira që do të kërcejmë këtë javë që është projekti “Jon” i Ardit Gjebreas që është kënga simbol e emigracionit apo eksodit në fillim të viteve 90-të. Ju lutem mos më gjykoni shumë sepse shumicën e provave i kemi bërë nga interneti./tvklan.al