Ka arritur në një miliard shikime në rrjetet sociale: çunat i bëjnë flokët si Luizi + video

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, në një muaj qëndrim në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një prej njerëzve më të dashur për shqiptarët.

Ai ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale. Përveçse një personazh i ndjekur, Luizi është kthyer edhe në frymëzim për shumë të rinj që e ndjekin.

Ndikimi i Luizit shkon deri aty sa djemtë ka nisur të frymëzohen nga stili i tij dhe të ndryshojnë ‘look-un’ e tyre, për t’i ngjarë Luizit.

Video të ndryshme po bëhen virale në rrjet, pikërisht prej Luizit. I riu në foto ka vendosur të ndryshojë stilin e flokëve duke i lyer si Luizi.

Më herët biznesmeni Kosovar i pijeve energjike në një intervistë ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” i kësaj pijeje në Shqipëri për vitin 2023 për Shqipëri dhe do të mbështet edhe financiarisht”.