Justin Bieber, i penduar për marrëdhënie para martese

Gjatë komunikimeve live në Facebook, këngëtari u pyet nga dikush nëse “do të ndryshonte diçka po të kthehej pas në kohë”.

“Shumë gjëra do t’i bëja ndryshe. Nuk pendohem sepse mendoj ato të bëjnë njeriun që je sot dhe nga gabimet gjithnjë mëson. Nëse do të mund të kthehesha nuk do të përballesha me disa gjëra të këqija që kam kaluar, me siguri do ta kisha ruajtur veten vetëm për martesë. Seksi është konfuzues kur ti je seksualisht aktiv me këdo.” Para se çifti të martohej në 2018-ën, 26-vjeçari ka patur disa marrëdhënie, por ajo më e famshmja dhe e përfolura ka qenë me Selena Gomez-in. Deklaratës së Justin-it, Hailey iu përgjigj ndryshe.
“Nuk e di nëse unë do të bëja të njëjtën gjë, por të gjithë kemi eksperienca të ndryshme në gjithçka. Jam dakord me faktin që të lidhja fizike me dikë i konfuzon pak më shumë gjërat. Të gjithë do të donim të mos i bënim kurrë disa gjëra që kemi bërë, apo të mos merrnim kurrë disa vendime të gabuara që kemi marrë.”

Për t’u rikthyer tek Bieber, këngëtari gjithnjë ka pasur një këndvështrim të veçantë për seksin.”Mendoj se seksi shkakton shumë dhimbje më vonë. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks sepse s’ndihen mirë me veten. Sepse s’besojnë tek vetja dhe vlerat e tyre. Gratë e bëjnë këtë, djemtë gjithashtu!”- u shpreh një vit më parë për Vogue.