Jo vetëm operacionet plastike, Kiara Tito bëhet gati për një projekt të dytë televiziv

Prej disa kohësh, moderatorja e njohur Kiara Tito është rikthyer në ekranin e “Tv Klan” me emisionin “Doktor Plastik”. Kiara, përveç angazhimeve në televizion, është komentuar shumë në mediat rozë dhe për lidhjen me këngëtarin shqiptar Butrint Imeri.

Ajo u bë pjesë e klipit të tij më të ri “Hajt Hajt” që mori vëmendjen e të gjithë fansave. Mirëpo, siç duket, përveç emisionit të saj, Kiara ka vendosur të merret dhe me një projekt të ri. Moderatorja ka lajmëruar së fundmi të gjithë fansat se shumë shpejt do të sjell një blog të vetin.

Ajo, nëpërmjet një postimi, ka pyetur fansat se çfarë dëshirojnë të shikojnë në videon e parë dhe u ka kërkuar atyre ta ndjekin në adresën e saj në “Youtube”, ku do hidhen të gjitha videot.