Jimmy Kimmel publikon intervistën e fundit me Kobe Bryant

Ditën e kaluar u mësua se fatkeqëisht legjenda e basketbollit Kobe Bryant humbi jetën pas një aksidenti me helikopter.

Brenda gjendej edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 miq të tjerë të ish-lojtarit të N.B.A. Autoritetet e Los Angeles u shprehën se do të duhen disa ditë derisa trupat e të ndjerëve të nxirren nga rrënojat dhe të rikuperohen.

Homazhet për Kobe dhe vogëlushen e tij kanë nisur dhe kolegët e miqtë e tij të televizionit po i kushtojnë kohën e tyre televizive. Të njejtën gjë ka bërë edhe Jimmy Kimmel i cili anuloi programin e tij për të transmetuar intervistën e fundit që i kishte bërë Kobe Bryant.

Ai shprehu ngushëllimet e tij familjes së sportistit por edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik. Në intervistën e fundit të Kobe në “Jimmy Kimmel Live” ai rrëfente me detaje jetën e tij si babai i 3 vajzave.

Kobe la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla e të cilave është 6 muajshe.