Jeta jashtë serialeve/ Aktorja e njohur turke i rrëmben të dashurin Meryem Uzerli

Aktorja e njohur turke Berrak Tuzunataç është në hapat e parë të karrierës së saj dhe që në fillim ka nisur të krijojë armiqësi me kolegët. Mediat turke shkruajnë se ajo prej disa muajsh është duke dalë me Alp Ozcan, i cili më parë ka qenë dashuri i aktores Meryem Uzerlit. Sipas burimeve ata kanë kaluar fundjavën në Bodrum teksa kanë shijuar festat e shumta që u zhvilluan në hotelin ku po qëndronin, shkruan Who. Fansat e Meryem sigurisht kanë shpërthyer në komente negative kundrejt Burrak, po duket se kjo gjë nuk e bezdis aspak aktoren. Madje thuhet se ajo dhe partneri i saj i ri do të nisen shumë shpejt me pushime.