Jennifer Aniston gati më shumë se kurrë për t’u bërë nënë!

Ribashkimi i aktorëve të serialit “Friends”, ishte një nga lajmet më të bukura të këtyre ditëve. Rikthimin e këtij super seriali që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve e ka konfirmuar “HBO” por edhe vetë aktorët. Por nëse mendoni se lajmet e mira mbyllen këtu, e keni gabim!

Aktorja Jennifer Aniston e cila luan rolin e Rachel Green, ka treguar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë. Artistja ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor. Një burim pranë 52-vjeçares ka thënë se:

Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë. Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt.

Rikujtojmë, se së fundmi është thënë se ylli i Hollywood-it, Brad Pitt pas akuzave të njëpasnjëshme nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie ka gjetur ngushëllim në krahët e Aniston.

Top Albania Radio