Jeni kuriozë? Ja si duken Luana dhe Marina Vjollca në versionin meshkuj (Video)

Dy motrat e njohura të ekranit, Marina dhe Luana Vjollca, e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ato gjetën pak kohë edhe për ndjekësit e tyre në rrjete sociale, ku ndanë një video shumë gazmore.

Motrat përdorën filtrat e “Snapchat-it” për të transformuar pamjen e tyre.

Pasi publikuan videon me filtrin, i cili i shfaqte në versionin “bebe”, moderatoret provuan edhe filtrin që “ndryshon” gjininë.

Pra, ato u kthyen të dyja në meshkuj dhe nuk e mbajtën dot të qeshurën.

Mes të qeshurash, Marina Vjollca dëgjohet duke thënë edhe emrat e tyre në versionin “mashkull”, teksa këtë video nuk e mbajtën dot vetëm për vete.

Unë jam Marini dhe ky është Sofjani,”- tha moderatorja.