“Jemi armiq”/ Dikur partnerë në skenë, sot rivalë! Ç’ka ndodhur mes Monika Lubonjës dhe Donald Veshajt: Harbut, njeri pa logjikë dhe .. E njoh mirë atë

Monika Lubonja dhe Donald Veshaj dikur kanë qenë “çift” në skenë, por 3 vite pas pjesëmarrjes në “Dance With Me Albania”, diçka ka ndodhur mes tyre dhe dy aktorët shfaqen si “armiq”.

Ata janë bërë pjesë e spektaklit të Big Brother dhe për asnjë moment nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë, madje kanë hedhur kunja ndaj njëri-tjetrit dhe janë pozicionuar në grupe të ndryshme.

Ndërkohë asnjë prej aktorëve nuk ka treguar brenda shtëpisë së BB VIP, se kanë njohje jashtë.

Në disa momente, madje, Monika Lubonja ka hedhur poshtë vlerat e Donald Veshajt duke e quajtur një “njeri harbut, pa logjikë dhe që bën batuta rrugës”.

“Është harbut dhe njeri pa logjikë, nuk di të bëjë muhabet. Gjoja ka humor, as humor nuk ka, batuta rrugësh. Të mos na flasë ne për humor ai, humori është niveli më i lartë i inteligjencës, ai nuk ka, s’bën humor, ka batutë. Stop me atë”, tha ajo gjatë një bisede me balerinin Ilir Shaqiri.

Ndërsa gjatë një bashkëbisedimi me modelen, Beniada Nishani iu adresua aktorit me fjalët: “S’ka rëndësi si është ai, e njoh shumë mirë atë. Si mund të më ofendojë, mua kur s’kam qenë aty. I kam lënë Zotin. Prandaj s’bëj dot pakt. Unë e kam armik, dhe ai më ka armik. S’dua të merrem me fëmijë, e kam mbrojtur shumë atë. Mbaroi këtu, është i cekët si natyrë. Ky të ofendon në personalitet.”

“Ju nuk jeni mirë, nuk jeni mirë (drejton duart nga koka). Të kam ulur pikë ty, kam pasur super respekt dhe të kam mbrojtur, kam pasur respekt. Ju tallni b*thën, se di. Të kam mbrojtur, nga ty se pres. Arrin të logjikosh. Ik o njerëz të shpifur”, i drejtohet aktori humorit Monika Lubonjës gjatë një debati për një gozhdë që Donald Veshaj mbante për të gdhendur.

Ndërkohë dyshja kanë qenë partner kërcimi në “Dance With Me 5” për gati gjysmë viti ku kanë shfaqur kimi si “çift” dhe kanë arritur deri në finale.

/Panoramaplus.al