“Je stok dhe shumë e përdorme”- Rudina Dembacaj nuk ia përton ndjekësve: S’ke pas shans të më…

 Rudina Dembacaj vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të replikave të saj me ndjekësit.

Në një postim të fundit të moderatores, e cila publikoi një foto nga makina, ka marrë disa komente negative.

Por si gjithmonë ajo i ka marrë me sportivitet dhe nuk ia përton ndjekësve duke i kthyer përgjigje.

“Jam full option me sinjale në pasqyrë!”– shkroi Rudina në përshkrimin e fotos.

Dhe fraza e saj ka shkaktuar reagime tek disa prej komentuesve.

“Po çfarë full option aman. Ti je stok edhe shumë e përdorme, s’ja vlen fare,”– shkroi një ndjekës.

Dhe moderatorja iu përgjigj: “Ngaqë s’ke pas shans të më afrohesh 🤣”

Ndërsa një tjetër komentoi: “Po ke shumë km dhe nuk të ka përdorur një dorë kështu që s’bën fare 😉”

Po ashtu edhe këtë koment, Rudina e mori me shumë sportivitet duke shkruar: “Ehe”.

Panorama Plus