“Je mbreti i blofeve në BBV”- Debat mes Julit dhe Romeos, aktori: Je kundërshtar i dobët! Të japin informacione nga jashtë se s‘di të luash

Përplasjet mes Jul Dedës dhe Romeo Veshajt kanë vijuar edhe pasditen e sotme në BBV, ku Juli e ka cilësuar Romeon si lojtar të dobët.

Meritoni është kundërshtari më i fortë për mua, më i fortë se ty”, është shprehur Juli, ndërsa Romeo i është përgjigjur se ai nuk e beson as veten për gjërat që thotë.

Në debat Juli ka përfshirë edhe Juljan, për të cilën tha se i jep informacione nga jashtë Romeos dhe e mëson se si të luaj.

Pjesë nga debati:

Juli: Romeo ka qejf ta bëjë këtë sikur e sulmojnë të gjithë. Unë kam kundërshtar burrat për momentin, Meritoni është kundërshtari më i fortë për mua, më i fortë se ty.

Romeo: Ti as vetën nuk e beson, ke dal bllof gjithë këtë kohë.

Juli: Bllof ke dalë ti, ti je mbret i bllofeve në Big Brother, nuk ka BBV në Shqipëri që ta kalon ty me bllofe. Ik e konsultohu me këtë ti (për Juljan) se kjo ka ardhur nga jashtë të jep informacione. Të mëson si të luash se nuk di

Romeo: Juljan e kam zemër, ke inat

Julja: Hajde hajde Juli. Unë s’kam ardhur për Romeon këtu akoma, se ke kuptuar. Ke ndonjë problem se unë flas me Romeon.

panorama.com