“Je e vdekur Eliza Hoxha!” këngëtarja zbulon kush e kërcënon

Eliza Hoxha ka vendosur të përfshihet në politikë, megjithatë kjo zgjedhje e saj nuk është pritur aspak mirë nga disa.
Ajo ka marrë ofendime dhe kërcënime, madje edhe për jetën. “Je e vdekur Eliza Hoxha,“ shkruhet në statusin e një personi.

Ajo ka vendosur të reagojë publikisht, e trishtuar nga gjithë këto fjalë. “PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE.

Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit. Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër”, shkruan ajo.