Ismet Drishti shëtit me gomarin nëpër Tiranë, përplaset me policinë tek liqeni: E kam kafshë shoqërimi! Ku e di që nuk jeni kriminela?

Ismet Drishti, një prej emrave më të njohur në vend për kamerat e fshehta ka realizuar një video në rrugët e Tiranës, ku lëviz me gomarin dhe kërkon që të futet në disa parqe të kryeqytetit. Kudo përballej me pòlicinë që i thonin se ishte i bllòkuar për shkak të korònavirusit.

Konfliktin më të gjatë e pati me pòlicët tek Liqeni Artificial ku u përball me punonjës që nuk kishin as emra, as numra në uniformat e tyre. Drishti nuk hiqte dorë dhe thoshte se nuk do të largohej pasi nuk kishin mjet identifikimi si punonjës policie. Pati edhe pak konfrontim fizik ku pòlici i thoshte se do e shoqëronte në komisariat, Ismet Drishti reagoi fort duke i thënë që të mos e prekte me dorë.

Kur mbërriti një pòlic i identifikuar, Drishti i tregoi se gomarin e mbante me vete si kafshë shoqërimi dhe për këtë nuk pati asnjë problem.

Pjesë nga biseda

Drishti: Po deri tek shiriti. Pòlici 1: Nuk lejohet. Drishti: Po pse nuk e ke vënë shiritin këtu. Pòlici 1: Po jam unë këtu. Drishti: Dmth ti je në vend të shiritit. Pòlici 1: Po normale. Drishti: Dmth ti bën punën e shiritit. Pse nuk lejohet? Pòlici 1: Me urdhër nga lart. Drishti: Ku është ky urdhri? Pòlici 1: Jam unë punonjës pòlicie. Kthehu ose do marrësh masë? Drishti: Cfarë mase do marrësh? Zotëri mund të merrni informacion në organet përkatëse.

Pòlici 1: Po uniforma e pòlicisë ka emër dhe numër. Kush jeni ju? Pòlicja 2: Më vjen keq. Drishti: Unë nuk të njoh zonjushë, më nxirr emrin dhe numrin. Pòlicja 2: Keni të drejtë. Drishti: Zonjushë kur kam të drejtë, përse më pengon? Pòlici 1: Zotëri do të të shoqëroj. Drishti: Kush je ti të më shoqërosh? Mos më prek me dorë zotëri.

Pòlici 3: Ku do shkoni me këtë? Drishti: Xhiro nëpër Tiranë, e kam kafshë shoqërimi. Dikush ka qenin, peshkun, majmunin, unë kam këtë. Pòlici 3: E kam kohën e kufizuar. Drishti: Këta kë përfaqësojnë? Pòlici 3: Janë kolegët e mi. jam në shërbim, nuk lejohet asnjë këmbësor dhe asnjë person me kafshë shtëpiake apo shoqëruese.

Drishti: Të lutem, ku të marr vesh që është pòlic. Nuk ka emër as numër. Këtë uniformë e blej në dyqan. Ku ta di që nuk janë kriminela? Pòlici 3: Ky është problemi i tyre, jo i juaji. Drishti: Mirë mirupafshim zotëria juaj.

Ismet DrishtiGomari dhe policia🤪🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤪

Geplaatst door Ardian Topalli op Zaterdag 23 mei 2020

(A.M/Faxweb.al)