Ishte vetëm 20 muajshe kur Kurt Cobain ndërroi jetë, vajza e tij emocionon me letrën prekëse

Vajza e Kurt Cobain, Frances Bean Cobain ka ndarë një mesazh në 30-vjetorin e vdekjes së babait të saj. Frances ishte vetëm 20 muajshe kur muzikanti legjendar ndërroi jetë në vitin 1994.

Të premten, më 5 prill, Frances hyri në Instagram ku ngarkoi foto nga fëmijëria e saj, duke përfshirë disa foto me të atin.

“Gjatë 30 viteve të fundit, idetë e mia rreth humbjes kanë qenë në një gjendje të vazhdueshme transformimi. Mësimi më i madh që kam nxjerrë nga pikëllimi për pothuajse aq kohë sa kam qenë e vetëdijshme është se i shërben një qëllimi. Dualiteti i jetës dhe vdekjes, dhimbjes dhe gëzimit, yin dhe yang, duhet të ekzistojnë krah për krah, përndryshe asnjë nga këto nuk do të kishte kuptim.” ka shkruar Frances.

Frances më pas përshkroi se si do të kishte qenë nëse do të kishte takuar të atin: Do të doja të kisha takuar babanë tim. Më mësoi një mësim për vdekjen që mund të vijë vetëm nëpërmjet JETËSIMIT të përvojës së humbjes së dikujt. Është dhurata e njohjes së sigurt, kur e duam veten dhe ata përreth nesh me dhembshuri, transparencë, me hir, aq më kuptimplotë bëhet koha jonë këtu.

Frances e përfundoi postimin e saj duke zbuluar një mesazh të veçantë që i kishte dhënë babai i saj: Kurt më shkroi një letër para se të lindja. Rreshti i tij i fundit thotë: Kudo që të shkosh apo kudo që të shkoj unë, do të jem gjithmonë me ty.

living.al