Ishte bërë gati për të dalë për të festuar Shën Valentinin, por Blerina Bombajt i ndodh incidenti i papritur (video)

Një incident i papritur i ka ndodhur dje dietologes Blerina Bombaj teksa sapo ishte bërë gati për të dalë për të festuar Shën Valentinin.

Ky incident ka bërë që dita e saj të merrte një rrjedhë tjetër. Bombaj postoi në ‘Instagram’ një video, e cila vjen nga kamerat e sigurisë së biznesit të saj.

Dietologia shihet të dalë nga zyra mirëpo rrëshqet, duke e lënë të shokuar. Ajo ulet në karrige, e fillon të qeshë me koleget e saj.

“Kur je pergatitur shpirterisht per te festuar Shen Valentinin por plani nuk shkon ashtu si do ti”, shkruan Bombaj krahas videos.

Blerina e ka marrë me shumë sportivitet këtë incident dhe e ka ndarë në rrjetet e saja sociale, ku shumë ndjekës të saj janë shqetësuar mos ka pasur ndonjë lëndim serioz.

Dietologia iu ka kthyer përgjigje duke iu thënë se është mirë dhe ishte një incident për fatin e saj të mirë pa pasoja të rënda.