Ish-presidenti amerikan Barack Obama publikon listën e këngëve të preferuara, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zbuluar listën e këngëve të tij më të preferuara që po dëgjon gjatë kësaj vere me famijen e tij.

Në një postim në Instagram, Obama shkroi se gjatë muajve të fundit kishte kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë dhe dëshironte që listën ta ndante me njerëzit.

Mes tyre ishte edhe kënga “Un dia” e yllit shqiptar të popit, Dua Lipës në bashkëpunim me artistët J Blavin dhe Bad Bunny.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Dëshiroja që të ndaja me ju disa nga më të preferuarat e mia gjatë kësaj vere. Shpresoj t’iu pëlqejnë,”– shkroi Obama.

Ndërsa postimit i bashkangjiti listën e këngëve të tij të preferuara gjatë kësaj vere.

/Panoramaplus.al