Ish gruaja e Bleros na prezantoi të dashurin e ri… (pikërisht në ditën e tij të lindjes)

Blero publikoi një foto në Instastory disa ditë më parë ku shihej nën shoqërinë e një vajze misterioze. Flokët e saj bionde ishin e vetmja gjë që Blero preferoi të na zbulonte për të dashurën e tij të re.

Nga ana tjetër, edhe Afrona ish bashkëshortja e tij nuk mbetet pas. Modelja duket se gjithashtu po shijon dashurinë e saj të re. Ajo së fundmi ka postuar një foto teksa po shijon një darkë romantike, ku duket edhe dora e një burri.

“Gëzuar Ditëlindjen J,”-shkruajt Afrona Dika krahas fotos romantike.