Irma Libohova dhe Dashnor Diko, miqësi që nga vegjëlia

Miqësitë më të vyera janë ato që i ruajmë prej një kohe të gjatë e që sot na bashkojnë shumë kujtime të fëmijërisë dhe jo vetëm. Këtë fakt e ka treguar edhe Irma Libohova, e cila duke kthyer kohën pas me nostalgji ka ndarë disa foto me miqtë e saj, mes tyre dhe këngëtari Dashnor Diko.

“Nuk harrohen shokët e shoqet e vegjëlisë.Miqësi që lidhen pa interesa, dhe ashtu mbesin.Meqë @dashnordiko_official kishte postuar një foto me kolegët,unë po i bëj bashkë dy foto,shumë larg në kohë nga njera tjetra e,t kujtoj pikërisht këtë, miqësinë tonë,që e ruajmë si dikur.Foto 1 rreth vitit 1972.(Nori në rreshtin e parë djathtas)Foto 2 është e viteve të fundit”, ka shkruar Libohova në fotot ku veç viteve që kanë kaluar duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

Një miqësi si e Libohovës me Dikon duhet të jetë provë gjithashtu se miqtë e vërtetë ekzistojnë dhe marrëdhëniet më të sinqerta arrijnë të jetojnë edhe pas kaq vitesh./revistawho.com