“Interpretim i bukur dhe me ndjenja”, Haxhi Dauti emocionohet kur dëgjon Flori Mumajesin dhe Fifin tek këndojnë “Larg u largova”

Flori Mumajesi u ngjit në skenën e Festivalit të RTSH-së mbrëmë për të interpretuar me Fifin, këngën “Larg u largova”, të muzikantit nga Maqedonia, Haxhi Dauti.

Një interpretim mjaft i ndjerë për një kengë që “vajton” për plagën e emigrimit të provuar ne lëkurë. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë, Flori dhe Fifi, bënë pjesë të interpretimit edhe vetë këngëtarin sot 62 vjeç, me një pjesë videoje tek interpretonte kengën vite me parë. Po si e ka pritur Haxhi Dauti këtë version të këngës, që kur ishte tek të 30-at e shkroi për vete, pasi u largua nga Struga drejt SHBA-ve në vitin 1978?

“U ndjeva me plot emocione si 33 vite me parë! Interpretim I bukur dhe me ndjenja nga Fifi dhe Flori Mumajesi! U falemenderit shumë që më respektuan dhe më përshëndetën! Ju dua shumë! Falemenderit TVSH që më kujtuat! Urime dhe suksese! Përqafime nga Struga!”, shkroi ai në një status në rrejetet sociale, duke postuar dhe videon e Florit fhe Fifit.

Më pas Dauti shkroi dhe nje status tjetër me fjalët: “Surpriza e bukur që m’u bë sonte në Fest 61 , u ndjeva si 33 vite më parë! Faleminderit shume TVSH dhe Fifi me Florin! Ju dua shume për këtë nder të madh që ma bëtë!”. Po kush është Haxhi Dauti? Ai lindi në Maqedoni dhe është një këngëtar shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA. 
Haxhi Dauti u rrit dhe u shkollua në Strugë. Shkollën e mesme e filloi në Strugë, kurse e përfundoi në SHBA ku u largua më 1978. Hapat e parë në skenën muzikore i bëri me shokun e tij të rinisë Bashkim Zendelin, me të cilin krijuan grupin e rokut “Rock Café”. Në këtë kohë Haxhiu me grupin e tij ishin pjesëmarrës në çdo ngjarje muzikore, si dhe disa herë në festivalin e fundvitit në RTSH, ku është vlerësuar edhe me një çmim. Në Dhjetor 1993, Haxhi Dauti mori pjesë në Festivalin e 32-të në RTSH me këngën “Larg u largova”, risjellë nga Flori Mumajesi dhe Fifi mbrëmë në Pallatin e Kongreseve.

/www.story.al