Infektohet me koronavirus prezantuesi i njohur, Xhani Shqerra

Infektohet me Covid-19 prezantuesi i njohur Xhani Shqerra. Lajmi konfirmohet nga burime të Panorama, të cilat thanë se ai ka marrë përgjigjen pozitive të tamponit këtë të enjte.

Xhani Shqerra është një prezantues, këngëtar, model dhe balerin i cili, u shfaq në fillimet e tij në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo cuore”.

Këngë të tjera hite të tij janë: “Tu juego” (2006) e njohur në Amerikën e Jugut; “Chanson d’amour” (2007) një hit në Itali, Francë dhe Shqipëri.