Ilda Bejleri krahasohet nga ndjekësit me Cristiano Ronaldon dhe ne na duket sikur ngjajnë pak

Ndonëse prej disa kohësh është larguar nga ekrani, Ilda Bejleri nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që ka për sportin, edhe në postimet në rrjetet sociale.

Së fundmi moderatorja sportive ka publikuar një bashkim fotosh të saj dhe të futbollistit Cristiano Ronaldo, të realizuar nga ndjekësit, duke qeshur e duke vënë në dukje faktin se këmbët dhe qëndrimin e mbajnë njësoj.

“Kush e bëri më mirë?”, shkruan Ilda shoqëruar me ca të qeshura. Dhe në po e presim një përgjigje nga ju./revistawho.com