Ibrahimovic përlotet për mikun e tij, gazetarin Slegers, i sëmurë me leucemi: “Të dua fort”

Zlatan Ibrahimovic është emocionuar shumë gjatë një bisede online me Thijs Slegers. Gazetari vetëm kohët e fundit, tha se ishte i sëmurë me leucemi. Slegers, që u bë me kalimin e viteve një mik i sulmuesit, po lufton me sëmundjen që nga viti 2020.

Kur isha i ri dhe i humbur – tha Ibra për ESPN -, nuk njihja askënd në Holandë (te Ajax). Më kontaktoi një gazetar dhe shkuam për darkë. Që nga ai moment u bëmë miq. Thijs më ndihmoi, ne qëndruam gjithmonë në kontakt. E ai do të jetë gjithmonë në zemrën time”. Më pas, me zërin e tij të luhatur nga emocionet, sulmuesi i AC Milan iu drejtua drejtpërdrejtë Slegers, gjithshtu i përlotur: “Unë vetëm dua të të them se të dua fort, miku im”.

Thijs Slegers është gazetar i Football International. Por ai është i njohur në botën e futbollit pasi ka mbajtur postin e zyrtarit të shtypit të PSV Eindhoven. Rreth dhjetë ditë më parë ai bëri të ditur gjendjen e tij në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Qëllimi i tij ishte t’i shtynte njerëzit të dhurojnë qeliza staminale dhe gjak: “Unë nuk mund të ndihmohem më, por të tjerët po”. Një apel që ka marrë një vlerësim të gjerë në Holandë. Edhe PSV ekspozoi pankarta në stadium, deri në shfaqjen live për të rritur ndërgjegjësimin në të cilin, ndër të tjera, ishte i ftuar edhe Ibra.