“I vdekuri i kapi këmbën dhe vdiq”, çfarë ndodhi në varreza?

Pasi tregoi në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ritualet e “Ditës së të shumtëve” në vendin tonë, ku hahet e pihet në varret e të vdekurve, Dedë Prel Tefa rrëfen edhe një histori të motshme. Ai shpjegon se vetë rituali nuk është i frikshëm për zbatuesit e tij, por shumë vite më parë rrëfehet se dikush u tremb aq shumë saqë e la zemra dhe vdiq nga frika.

Katerina Trungu: Dedë, flash fare, ka patur ndonjë gjë, ndonjë situatë të tillë të frikshme atje në varreza ose diçka që ju ka trembur?

Dedë Prel Tefa: Jo.

Katerina Trungu: Ka shkuar çdo gjë mirë?

Dedë Prel Tefa: Jo, absolutisht nuk ka patur gjë.

Katerina Trungu: Shkon çdo gjë mirë? As halucinacione nuk pësoni?

Dedë Prel Tefa: Ndonjë farë frike, jo. ka pasur raste për shembull që ka marrë një kusht njëri dhe ka thënë unë shkoj e marr për shembull, dhe te varri i filanit. Kur ka shkuar atje, kur ka shkuar atje, ai ka pasur kapotën, kështu dhe e ka shkelur me gju, kur është ulur ta marrë dhe në këtë rast ka kujtuar se e ka kapur i vdekuri dhe e ka lënë zemra.

Katerina Trungu: I ziu! Oh sa gjynah, ka vdekur aty?

Dedë Prel Tefa: E ka lënë zemra pra, vdekur. Kjo është histori.

Katerina Trungu: Ja pra që paska dhe nga këto histori.

Dedë Prel Tefa: Shumë e kahershme./tvklan.al