I thonin se ngjante shumë me Bora Zemanin, shkon e bën hundën operacion që të mos e krahasojnë më

Disa nga personazhet e emisionit “Kepit të Tundimeve”, ishin të ftuar dje në rubrikën “Trotuar” në “E diell” dhe mes tyre ishte edhe bukuroshja Efi.

Ditët e fundit, Efi ka qenë në qendër të vëmendjes për një ndërhyrja plastike që ka bërë në hundë, duke ndryshuar pamjen e saj.

Në një moment, Efi e pranoi se ndryshimin e ka bërë në mënyrë që të mos e krahasojnë më me moderatoren e njohur shqiptare, Bora Zemani.

“Kemi aktualisht në treg nja 15 personazhe që duken sikur i ka lindur e njëjta nënë”, tha fillimisht Flavio Qarri, i cili ishte i ftuar në panelin e diskutimit. “Prandaj dhe unë e bëra këtë ndryshim, që të mos më krahasôjnë më”, u shpreh Efi.

Kujtojmë s Efi u bë e famshmë për pjesëmarrjen e saj vjet në Përputhen, nuk është se qëndroi shumë gjatë, por arriti të fitonte vëmendje.

Gjithashtu në shumë intervista dhe dalje të saja publike nuk ka qëndruar pa thumbuar Borën duke e quajtur edhe mendjemadhe apo dhe me epitete të tjera.