I kërkoi të zhvishej dhe e leu me vaj tek organet gjenitale, deklarata e priftit për turistin: Ishte vaj për ekzemën

Një prift në Rodos, Greqi, u denoncua nga një turist estones 30 vjeç me pretendimin se i ka kërkuar të zhvishet e më pas i ka lyer trupin dhe organet gjenitale me vaj.

Gjatë deklaratës në polici, prifti 49 vjeç ka thënë se i ka aplikuar vajin për ta ndihmuar pasi kishte ekzemë tek kofshët dhe nuk bëri asnjë lëvizje të papërshtatshme në organet gjenitale të turistit. Pritet që prifit të dalë para gjykatës më 11 shtator.

Fillimisht prifti tregoi se 30-vjeçari ka vizituar Manastirin me të dashurën e tij dhe gjatë bisedës që kanë bërë, ajo i ka shprehur dëshirën për t’u bërë kumbar dhe se biseda ka qenë rreth besimit dhe ortodoksës.

Sipas pretendimeve të priftit, ai e çoi turistin estonez në shenjtërore ku e leu me vaj nga shandani i Virgjëreshës në ballë, duar, shpinë dhe gjoks. Pikërisht atëherë, siç pretendonte prifti, vuri re se 30-vjeçari kishte në trup shenja të kuqe të ndezura, për të cilat dyshonte se ishin ekzemë.

Më pas dhe pasi kanë bërë një foto me turistin, kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe janë përshëndetur.

Kur 30-vjeçari u largua, prifti 49-vjeçar vuri re se ai kishte harruar kryqin që kishte blerë dhe për këtë arsye e njoftoi që të shkonte ta merrte atë.

Në vazhdim të rrëfimit të priftit të akuzuar, kur estonezi shkoi sërish në manastir, ai donte të krijonte një klimë besimi në mënyrë që turisti të mund t’i hapej atij dhe të merrte një mjekim të duhur. Ai i sugjeroi se nëse kishte besim, do e lyente trupin e tij në vendet ku kishte parë ekzemën.

Prifti pretendon se pasi 30-vjeçari ka pranuar, e ka ndjekur në dhomën e ndenjes, ku dera ishte e hapur dhe dritarja e hapur. Aty, tha prifti, filloi ta lyente me vaj në vendet ku kishte ekzemë dhe aty vuri re, siç pretendon ai, ekzemë të madhe edhe në kofshët e tij. Pasi e pyeti nëse pranon ta lyejë, ai i hoqi të brendshmet dhe ia ka lyer trupin nga koka tek këmbët, pa kryer asnjë veprim të papërshtatshëm në zonën gjenitale.

Më në fund, famullitari i manastirit i tha policisë se kishin organizuar dhe një takim tjetër me turistin dhe nuk e dinte se ai e kishte denoncuar në polici. Madje i kishe blerë një pomadë për ekzemën, por nuk arriti t’ja jepte.

Top Channel