Hygerta Sako jep lajmin befasues, moderatores i “vjedhin” zemrën

Hygerta Sako është moderatorja sportive më e njohur në vend, e cila çdo fundjavë drejton emisionin Rubrika Sportive.  Ish miss Shqipëria vendoset herë pas here në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, të cilat janë më shumë të interesuara rreth jetës private.

Hygerta-2

Në një intervistë të para pak kohëve moderatorja Sako, deklaronte se nuk ishte në një lidhje dhe më mirë ishte kështu sesa e keqshoqëruar. Sëfundmi ish miss Shqipëria, ka surprizuar ndjekësit e saj duke ndarë në rrjetin  e saj social, ndryshimin e statusit nga beqare në një marrëdhënie. Për fansat ngelet ende mister partneri i moderatores 42 vjeçare, i cili mesa duket i ka vjedhur zemrën.