Humb 6 kile për 21 ditë/ Covid-19 lë me pasoja Nora Malajn: Tani kam probleme edhe me sytë

Ish-deputetja, Nora Malaj luftoi për 16 ditë me koronavirusin. Fatmirësisht ajo e kaloi, por siç duket sëmundja ka lënë pasoja. Në një intervistë për News 24, ish-deputetja tregon se në fillim mendoi se ishte grip, por pas skanerit doli që kishte Covid-19. Gjendja e saj u rëndua edhe për shkak se vuan nga diabeti, dhe tregon se në disa raste ka marrë edhe hollues gjaku për ta përballuar.

Malaj shprehet se virusi e ka lënë me probleme te sytë dhe rrugët urinare, si dhe ka rënë 6 kilogramë për 21 ditë.

Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte Covid-19, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të. E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve.”, tha Malaj./K.C/dritare.net